Defektet nga moti i keq lanë fshatrat pa drita në Korçë, OSSH njofton: Janë thyer plotësisht 6 shtylla, po punojmë për riparimin

28/02/2022 13:06

Prej mëngjesit të djeshëm vijon puna për riparimin e avarisë në linjën 35Kv Korçë-Bilisht e cila furnizon me energji qytetin e Bilishtit dhe fshatrat përrreth saj.

Shkak i avarisë kanë qenë dëmtimi i 13 shtyllave ku 6 prej tyre u thyen plotësisht ndërsa 7 të tjera pjesërisht.

OSSH ka angazhuar në terren 57 punonjës të saj, në një terren moçalor dhe me trashësi bore 30 cm po vijojnë punën për vendosjen e të gjitha shtyllave.

Aktualisht janë vendosur 4 prej shtyllave të thyera ndërsa vijon puna dhe për ngritjen e 4 të tjerave, ku dy prej tyre janë shtylla ndërmjetëse. Ndërsa janë riparuar dhe 3 shtylla që u dëmtuan pjesërisht dhe vijon puna për 4 të tjera.

Në ndihmë të brigadës së TL Juglindje është dhe një grup pune e OST të cilët po punojnë intensivisht për rikthimin e energjisë sa më shpejt tek të gjithë abonentët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA