Çmimi i grurit u rrit me 8 për qind/ Para lufte një ton kushtonte 350 euro. Pas lufte çmimi mbërriti në 410 euro

28/02/2022 19:31

Nëse lufta Rusi-Ukrainë do të vazhdojë shqiptarëve buka do tu kushtojë më shtrenjtë. Para se të shpërthente lufta, një ton me grurë në bursë kushton 350 euro, ndërsa sot afërsisht kushton 410 euro.

ADI HAXHIYMERI, KREU I SHOQATËS SË PRODHUESVE TË MIELLIT: ” Grurin mbi 60% ne e kemi blerë në Rusi. Duke qenë se ky koridor u bllokua, çmimi i grurit në bursë u rrit me 50 euro për ton, ose 8% me shumë. ”

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, Adi Haxhiymëri, thotë se shqiptarët nuk do të mbesin pa buk, pasi importuesit e grurit janë hedhur në tregun europian.

ADI HAXHIYMERI, KREU I SHOQATËS SË PRODHUESVE TË MIELLIT: ” Nuk do të ndodhi krizë, pasi si do që ndodhi gruri këtu tek ne do të vijë, problemi është se sa do të jetë cmimi . Ne jemi duke parë opsionet e tjera si: Rumani, Bullgaria, Hungaria. Serbia është me pikëpyetje sepse ka dy-tre ditë që e ka bllokuar eksportin, të shikojmë se cfarë do të bëj në ditët e ardhshme. Përse e bllokuar eksportin? Dy janë arsyet ose i është bashkangjitur situatës, ose po ruan rezervat për vendin e saj që të mos ketë rritje të çmimit. ”

Mometalisht një kilogram miell kushton 3 lek më tepër për shkak të rritjes së cmimit të energjisë elektrike dhe gazit, në ditët e ardhshme pritet të vendoset nëse do të kemi rritjet të cmimit të grurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA