Britania shton sanksionet! “Shënjestron” oligarkët rusë dhe ngrin bankat shtetërore

28/02/2022 17:59

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, njoftoi këtë të hënë sanksione të tjera ekonomike për të gjymtuar kompanitë dhe bankat shtetërore ruse.

Truss tha se do të nxjerrë ligje për të futur kompetenca të reja për të “ngrirë” bankat ruse, masë e cila do të zbatohet edhe për bankën më të madhe ruse, Sberbank. Po ashtu, do të ketë një ngrirje të plotë të aktiviteteve në tre banka të tjera ruse Otkritie, Sovcombank dhe VEB.

Legjislacioni do të ndalojë shtetin rus të rrisë borxhin në MB dhe kompanitë ruse dhe më shumë se tre milionë në total do të pengohen të hyjnë në tregjet e kapitalit në Mbretërinë e Bashkuar.

Do të ketë gjithashtu një ndalim eksporti në sektorët kyç, përfshirë mikroelektronikën, pajisjet detare dhe të lundrimit.

Truss tha se ajo kishte një listë të oligarkëve që do të përballeshin me sanksione të mëtejshme. Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar do të shënjestronte familjet e oligarkëve, njerëzit që punojnë për ta dhe njerëzit që i mbështesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA