Thuajse çdo vit, zona e NënShkodrës vuan nga përmbytjet, ndaj shkodranët presin zgjidhje përfundimtare.
Në takimin me banorët e Dajçit, Sali Berisha ia faturoi fajin vetëm Edi Ramës.
“Në 8 vite nuk bëri asgjë. Do të dëmshpërbleheni në çdo qindarka sapo PD-ja do të vijë në pushtet. Do të krijoj me ligj fondin e dëmshpërblimin e përmbytjeve nga digat”, tha Berisha.
Zgjidhje premton edhe për çështjen e pronësisë:
“Ka mbajtur qëndrim antikushtetues për pronat. më ndryshimin e qeverisë, i jepet zgjidhje kësaj problematike”, tha Berisha.
Ai ironizoi takimin e Bashës në Durrës, ndërsa i kërkoi demokratëve qe me 6 Mars të votojne kandidatet e “Shtëpisë së Lirisë”.
“Hedh karrigen gjoja skam lidhje me pushtetin ndërkohë ju hodhi gaz. Është arrest me vrimë, as nuk hahet as nuk mbin”.
“Ju jap fjalën, Bashkinë e Shkodrës do e keni hapur për problematikat tuaja që do i zgjidhim së bashku”, tha Bardh Spahia.
Top Channel