Krahas kundërshtarit historik në zgjedhjet e pjesshme lokale Lulzim Basha do të përballet për herë të parë me Sali Berishën, por kryedemokrati është i bindur se modeli i tij do të fitojë.
“Ndërkohë luftojmë Edi Ramën dhe regjimin e tij kemi një opozitë të opozitës që ditë për ditë nuk le gjë pa bërë kundër nesh, prapë se prapë ka filluar të jap rezultatet e para. Dhe ky modeli i ri i të bërit politikë po bëhet nga një plejadë nga një grup drejtuesish dhe përfaqësuesish të rinj. Partia Demokratike nuk është pronë private dhe nuk do të jetë kurrë pronë private. Është pasuri e gjithë shqiptarëve”, tha Basha.
Në një takim me strukturat e kryeqytetit, Lulzim Basha u rikthye pas në kohë për t’i treguar demokratëve se Partia Demokratike ka ardhur në pushtet sa herë ka pasur amerikanët përkrah.
“Sa kollaj është të harrojmë Xhejms Baker në qershor në ’91! Rajersonin në krahun tonë në zgjedhje. Se kanë bërë në asnjë vend tjetër. U desh ta bënin këtu. Po sepse në radhe të parë kemi një marrëdhënie të veçantë me ta. Se po të mos kishin qenë ata, as Shqipëri nuk do kishim pas. Do të kishim përfunduar më keq se kurdët. Ashtu siç nuk kishte për të pasur Republikë të Kosovës. Ashtu sikurse nuk kishte për të pasur Shqipëri anëtare te NATO-s”, u shpreh Basha.
Lulzim Basha kërkon qe Edi Rama të japë llogari jo vetëm para SPAK, por edhe para popullit.
“Një qeveri që ka ardhur në pushtet duke vjedhur gjënë me të shenjtë që është vota duhet të shkojë prapë para jurisë së SPAK-ut për aferat korruptive por para jurisë madhe duhet të shkojë para popullit”.
Porosia për strukturat është që të afrojnë pranë vetes demokratët, të cilët sipas Bashës, janë gënjyer nga Berisha.
Top Channel