Tradita e purove ‘Havana’ preket nga mangësitë bujqësore në Kubë (fotot)

26/02/2022 20:16

Tradita e rritjes së gjetheve të duhanit vijon prej të paktën pesë gjeneratash për Iurisniel Cabrera, një nga prodhuesit kubanë te cigareve puro emblematike ‘Havana’.

“Puna jonë është ta rrisim, ta thajmë, ta përpunojmë dhe t’ia shesim qeverisë”, thotë fermeri 35 vjeçar, ulur pranë babait dhe xhaxhait, kolege të tij.

Por pas muajsh përgatitje të tokës, mbjelljeje e korrjeje, kultivuesi paralajmëron se prodhimi i sivjetshëm nuk do të jetë aq i mirë dhe masa e shitjeve do të bjerë.

“Kemi mungesë fertilizuesish dhe pesticidesh për insektet, prandaj gjethja nuk ka cilësi të mjaftueshme”, thotë fermeri, teksa vendos me shkathtësi gjethet në raftin e drunjtë të tharjes.

Gjethet vendosen për t’u tharë në ‘kuxhe-t’ e drunjta, në orientimin e caktuar për masën e dritës së diellit, drejtimin e erës dhe lageshtinë.

Ashtu si fermerë të tjerë duhani në zonen Pinar del Río, ku prodhohet  65% e purove kubane,  familja e Iurisniel i shet qeverisë 95% të prodhimit dhe  5% e konsumon për vete.

Edhe të tjerë fermerë ankohen se qeveria u ka siguruar nitratet por jo fertilizuasit, me të cilët gjethet bëhen më të shkëlqyera e më të mëdha.

FOTO GALERI
1/14
Tradita e rritjes së gjetheve të duhanit vijon prej të paktën pesë gjeneratash për Iurisniel Cabrera

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA