Kryebashkiakja Sako në Shkozet: Do ta çojmë deri në fund procesin e rindërtimit, familjet e prekura nga tërmeti do të kthehen në banesa

26/02/2022 13:45

Kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 6 marsit Emiriana Sako ka deklaruar në takimin me banorët e Shkozetit  se asnjë nga banorët që është larguar nga banesa për shkak të tërmetit nuk do mbetet pa u kthyer aty ku ka jetuar më parë.

Sako tha se në këto dy vite është bërë një punë e madhe me programin e rindërtimit dhe puna do të vazhdojë deri në fund, derisa të riparohet edhe ndërtesa e fundit. Në takimin e zhvilluar në Shkozet kryebashkiakja Sako shoqërohej nga drejtuesi politik i qarkut Adrian Çela, sekretari organizativ i PSSH Blendi Klosi si dhe deputetët e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu dhe Alban Xhelili.

Duke u fokusuar tek programi i rindërtimit, Kryebashkiakja Emiriana Sako tha se: “në këto dy vite kemi dhënë më shumë se 6000 bonuse qiraje për familjet që u larguan nga banesat e tyre dhe sot ky numër është ulur në 3500, çka do të thotë se shume familje janë rikthyer në banesat ku kanë jetuar më parë. Kemi dhënë 15 mije grante rikonstruksioni për banesat e qytetarëve me dëmtime DS1, DS2 dhe DS3, 405 pallate janë rikonstrukstuar gjithsej në gjithë Durrësin, ndërsa  180 të tjerë fillojnë nga puna së shpejti. Konkretisht në lagjen tuaj po ndërtojmë dy pallate te reja në vendin ku kanë qenë më parë, shkolla “Hasan Koçi” është një nga 16 shkollat e reja që janë ndërtuar pas tërmetit, ndërkohë që kemi projekte të tjera për përmirësimin e infrastrukturës rrrugore, ndriçimit dhe kuartalleve në blloqe te ndryshme banimi”.

Kryebashkiakja Sako tha më tej se angazhimi i saj janë vetëm qytetarët dhe zhvillimi i qytetit. “Une nuk merrem fare se kush janë kundërshtarët e mi në këtë garë, mua me interesojnë vetëm qyetetarët, për të cilët dera e bashkisë, ka qenë, është dhe do të jetë vazhdimisht e hapur, për të gjithë pa dalllim”.

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha para banorëve të Shkozetit se vota për Emiriana Sakon në 6  mars do të thotë vazhdim i projekteve madhore të Edi Ramës që do të zbatohen në Durrës dhe që do të transformojnë qytetin.

I gjithë procesi i zhvilluar në këta dy vjet është dëshmi e asaj se sa fort dhe me efikasitet ka punuar Kryeministri dhe qeverisja socialiste për të përballuar pasojat e tërmetit, sa e përkushtuar ka qenë kryetarja e bashkisë Emiriana Sako dhe i gjithë stafi i bashkisë për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA