U përplasën me efektivët e Policisë, jepet masa e sigurisë për protestuesit e “5 majit”
25/02/2022 12:46
Gjykata e Tiranës këtë të premte dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për pesë protestuesit e zonës së “5 majit”, të cilët u arrestuan tre ditë më parë pas përleshjeve me efektivët e policisë.
Masa e sigurisë është dhënë pasi pesë banorët e “5 majit” u shoqëruan nga Policia e Tiranës pas përplasjes fizike që patën me efektifët e policisë, duke mbetur të plagosur tetë nga këta të fundit.
Në përpjekje për të mbrojtur shtëpitë e tyre, ata u përplasën me policinë, duke qëlluar me shkopinj, gurë e shashka.
Banorët e “5 majit” kanë protestuar për disa ditë me radhë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat u shembën nga IKMT, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban.
Top Channel