Kërcënimet ndaj bazës britanike në Qipro, autoritetet rrisin masat mbrojtëse në rast të një sulmi tjetër nga Irani
Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do të zgjedhë Ketanji Brown Jackson si gruan e parë me ngjyrë në historinë e SHBA, që drejton gjykatën më të lartë të vendit.
“Jam i lumtur të njoftoj se nominoj si kandidate Ketanji Brown Jackson për Gjykatën e Lartë. Ajo është një nga mendjet më të ndritura ligjore të vendit,” tha Biden.
51 vjeçarja Jackson është emëruar në gjykatën federale në 2013, dhe u mbështet nga tre senatorë republikanë vitin e shkuar për kreun e gjylatës së Apelit.
Emërimi i saj nuk pritet të ndryshojë përbërien ideologjike të trupit gjykues, por presidenti Biden thotë se për të është një moment madhështor.
Shtëpia e Bardhë shpreson që emërimi të sjellë mbulim pozitiv në media para fjalimit të rëndësishëm të presidentit në Kongres të martën.
Administrata e sheh këtë si një mundësi kthese nga një seri lajmesh të këqija muajt e fundit teksa axhenda e brendshme e Biden është ndaluar mes inflacionit dhe rënies së shifrave të mbështetjes, shkruan France24.
Top Channel