Bankieri i ri i talentuar vret veten pas shkarkimit nga puna gjatë komunikimit virtual (fotot)

25/02/2022 18:02

Një i ri në i talentuar në Britani, aktivist për sëmundjet e shëndetit mendor, ka vrarë veten disa minuta pasi u shkarkua nga puna me një kompani të madhe financiare në Londër.

21 vjeçari Oliver Bredski, vrau veten pak pas video-telefonatës14-minutëshe me shefin e tij në rrjetin Zoom, dhe kishte lënë një letër në dhomën e tij të gjumit ku thoshte: “Më kanë shkarkuar”.

I përshkruar si një i ri i talentuar me shmë potencial, Oliver nisi punë me grupin Deloitte në dhjetor 2019 duke bërë praktikën si analist biznesi, pasi ishte diplomuar nga shkolla private  Manchester Grammar School, ku një vit kushton 13,380 paundë.

Hetimet zbuluan se ai ishte gjithashtu aktivist me bamirësinë e shëndetit mendor YoungMinds pasi kishte luftuar me depresionin në vitet më të hershme të adoleshencës.

Ai kishte tentuar vetëvrasjen në vitin 2017 para se të ndryshonte mendje.

Babai i tij Martin, drejtor i një kompanie shitjesh, tha: “Ai fliste për vështirësitë e tij në ndryshimin e audiencës nga shokët e shkollës te ‘të mëdhenjtë e qendrës së Londrës’”, duke iu referuar punës së re që kishte nisur në financë.

“Ai ishte një i ri që fliste me qartësi dhe pasion për punën dhe aktivitetin e tij”.

Në një senacë dëgjimore në qytetin Rochdale u tha se Oliver nuk po avanconte aq mirë sa praktikantët e tjerë të kompanisë.

Mes ankesave për të punëdhënësit shpehën se shikonte filma në punë, edhe pse kjo u qartësua se ishte për orarin e pushimit, dhe gjithashtu se kishte punuar për një kompani rivale gjatë izolimit, pasi kishte pasur të njohur atje.

Drejtori i Deloitte, Nick Smith, i cili drejtonte komunikimin e gushtit 2020 në rrjetin Zoom tha se kompania nuk ishte informuar për problemet e tij të mëparshme me shëndetin mendor.

FOTO GALERI
1/5
21 vjeçari Oliver Bredski, vrau veten pak pas video-telefonatës14-minutëshe me shefin e tij në rrjetin Zoom

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA