Mbledhja e udhëheqësve të G7 ka përfunduar pas një ore dhe me anë të një deklarate të përbashkët thanë se presidenti rus ka “rifutur luftën në kontinentin europian”.
“Ai ka vendosur veten në anën e gabuar të historisë”, shkruajnë liderët.
“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.
“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shtohet më tej.
Pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin Presidenti Biden, kancelari Olaf Scholz i
Gjermanisë, kryeministri Justin Trudeau i Kanadasë, Presidenti Emmanuel Macron i Francës, Kryeministri Mario Draghi i Italisë, Kryeministri Kishida Fumio i Japonisë, Kryeministri Boris Johnson të Mbretërisë së Bashkuar, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Top Channel