25/11 11:54
Pushtimi rus i Ukrainës “është një katastrofë për kontinentin tonë”, ka shkruar në Twitter kryeministri britanik Boris Johnson.
Ai konfirmoi se do të bënte një deklaratë këtë mëngjes dhe do të fliste me liderët e tjerë të G7 më vonë sot.
Po ashtu, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës të enjten u cilësua ndër “orët më të errëta për Evropën” në gati 80 vjet, sipas shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.
“Këto janë orët më të errëta për Evropën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, u tha gazetarëve Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Borrell premtoi “ndihmë urgjente për Ukrainën”, si dhe mbështetjen e përpjekjeve për evakuim, duke përfshirë stafin e BE-së.
Top Channel