Presidenti ukrainas: Forcat ruse duan të marrin kontrollin e Centralit Bërthamor të Çernobilit

24/02/2022 17:10

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ruse po përpiqen që të marrin kontrollin e Centralit Bërthamor të Çernobilit.

“Forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e Çernobilit. Forcat tona janë duke sakrifikuar jetën e tyre në mënyrë që tragjedia e 1986 nuk do të përsëritet”, shkroi Zelensky duke iu referuar asaj që konsiderohet si fatkeqësia më e keqe bërthamore në histori.

Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA