Ditën e premte zhvillohet java e 22 e Abissnet Superiores ku mes takimeve bie në sy derbi i ashtuquajtur i vogël i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit.
Për shkak të ngjeshjes së kalendarit dhe rikonstruksioneve të impianteve ky takim do të luhet në “Elbasan Arena” Në prag të këtij takimi trajneri i të kuqve Dritan Mehmeti shprehet i rezervuar në lidhje me pretendentin e kësaj përballjeje.
Dritan Mehmeti / trajner i Partizanit: “Mendoj që ndeshjet e Superligës nuk mund të futesh favorit, sepse e tregoi java e kaluar ku Tirana humbi me skuadrën e fundit. Ne kemi barazuan me ta dhe do ketë intensitet. Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj dhe varet nga interpretimi i lojtarëve. “Në të tilla situata kundërshtari mund të gjejë forca, por ne hyjmë çdo javë për fitore. Duke injektuar mentalitetin tek lojtarët, që duhet të respektojmë një ndër fanellat më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Duhet të futemi për fitore, por këtë duhet ta bëjmë jo vetëm nëpërmjet një loje të mirë, por dhe duke dominuar kundërshtarin.”
Ndërkohë vazhdon në errësirë sa i përket rezultateve. 4 humbje dhe vetëm një barazim në 5 ndeshejt e fundit por edhe gpozicioni i tyre në klasifikim, vendi i 8-të tregon krizën që po jalojnë blutë edhe nën drejtimin e Devollit.
Bledar Devolli / trajner i Dinamos:Ndërkohë ditën e premte Skëndërbeu i cili gjendet po në një situatë kritike, do t’i duhet të përballet me Vllazninë, në përpjekje për të bërë kthesën.
Migen Memelli / trajner i skenderbeut: Ndërkohë ditën e shtunë do të luhene dhe 3 sfidat e tjera të javës së dytë të Abissnet Superiores. Padyshim që ndeshja që tërheq vëmendje është ajo mes Tiranës dhe Lacit por edhe Kukësi-Teuta. Të gjtiha takimet e kampionatit shqiptarë do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel