Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë. Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky herët në mëngjes të enjten, duke kërkuar “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.
“Franca dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të shpallur luftë ndaj Ukrainës”, kështu është shprehur Macron ndërsa i bën thirrje Moskës që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake.
“Franca solidarizohet me Ukrainë, është në anën e ukrainasve dhe po punon me partnerët për t’i dhënë fund luftës”, shtoi më tej Macron.
Zelensky gjithashtu kërkoi “unitet në Evropë” dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee.
Macron foli gjithashtu me Charles Michel, president i Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes.
Top Channel