Kina është gati t`i hedhe Rusisë një komardare shpëtimi teksa marrëdhëniet e Vladimir Putinit me perëndimin tashmë kanë marrë goditjen më të fortë, dhe komuniteti ndërkombëtar paralajëron sankione të forta mbi Moskën.
Kreu i shtetit rus e urdhëroi sulmin mbi Ukrainë dhe i kërkoi Kievit të ulë armët, për të shmangur sic tha ai, viktimat mes civilëve, vetëm një ditë pasi Perendimi i kishte vendosur sanksione të reja Rusisë. Financial Times thotë se Kina mund ta ndihmojë Moskën me ato sanksione, kryesisht përmes marrëveshjeve për lëndët e para dhe huave bankare, teksa do të kërkojë ndërkohë të shmangë edhe dëmtimin e interesave të veta ekonomike dhe financiare.
“Niveli i mbështetjes kineze për veprimet ruse mund të jetë një faktor me peshe mbi këtë krizë në zhvillim,” thotë ekonomisti Tom Rafferty. Që kur Rusia përqendroi dhjetëra mijëra pranë kufirit me Ukrainën, Pekini është përpjekur të vendosë një ekuilibër mess mbështetjes së presidentit kinez Xi Jinping ndaj Putinit dhe interesit të Kinës për stabilitetin e rajonit. Në orët pas fillimit të pushtimit, Zhang Jun, i dërguari i Pekinit në OKB, tha se “dera për një zgjidhje paqësore” nuk ishte ende e mbyllur plotësisht dhe u kërkoi të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje.
Megjithatë, një ditë më parë, Kina e ripohoi edhe një herë kundërshtinë e saj ndaj të atyre që i cilësoi si “sanksione të njëanshme të paligjshme”. “Që nga viti 2011, SHBA ka vendosur më shumë se 100 sanksione ndaj Rusisë,” u tha gazetarëve në Pekin Hua Chunying, zëdhënësja e ministrisë së jashtme. Por a kanë zgjidhur ndonjë gjë ato masa deri më sot? A është bota një vend më i mirë për shkak të atyre sanksioneve dhe a do te zgjidhet vetëm përmes tyre çështja e Ukrainës”, pyeti ajo.
Top Channel