Gjykata e Tiranës rrëzon Dukën! Sekuestro të materialeve të garës së FSHF-së

24/02/2022 10:00

Gjykata e Tiranës ka dhënë pesë vendime kundër shkeljeve në garën e FSHF nga ana e Armand Dukës.

Mësohet se gjykatësi Sokol Tona ka pranuar sekuestron e Prokurorisë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sipas gjykatës, Prokuroria të sekuestrojë materialet e FSHF-së. Po ashtu kjo gjykatë thekson se moszbatimi i vendimit nga ana e Dukës është vepër penale.

Gjykatat kanë pezulluar garën e 2 Marsit, ku Duka garon për mandatin e 6.

Padia e ngritur nga Shoqata Rajonale e Tiranës përpara dy javësh, përpara se vetë kjo shoqatë, me vendim të gjykatësit Arian Aliaj të rrëzohej në gjykatë, duke njohur Asamblenë e thirrur nga Veliaj dhe kryetar Eduard Prodanin.

Me këtë vendim, Sokol Tona bëhet gjyqtari i 5-te që merr një vendim kundër mandatit të 6 të Dukës. Mos zbatimi i vendimi të gjykatës përbën një vepër penale dhe dënohet me 2-3 vjet heqje lirie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA