45 punonjës policie kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike nga 1736 të ekzaminuar.
Sikurse është bërë e ditur, ekzaminimi filloi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me një laborator në Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për kryerjen e tij, pa asnjë kosto për punonjësit dhe për Policinë e Shtetit.
Për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Ēshtë përjashtuar nga Policia e Shtetit një punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.
Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.
Top Channel