Nëse analizojmë kompaninë “RG Capital” të goditur nga policia e Shtetit, nuk ka asnjë kontratë bashkëpunimi me kompani të regjistruar në zonën e Bashkimit Europian.
Madje, nuk ekzistonte një kontratë e tillë as me partner nga vendet offshore. Pra, është e qarte se veprimaria e saj është e kundraligjshme dhe nuk është përpjekur aspak të kamuflojë mashtrimin.
“Në vendin tonë ku institucionet janë të dobta, këto lloj biznesesh janë gjithmonë në lulëzim” u shpreh Vjoldi Danaj, ekspert ekonomie
Tani, do të ndalemi për të analizuar një kontratë tip të “RG Capital” me të punësuarit si operatorë në call center. Ajo që bie në sy është një nen ku theksohet se punëmarrësi është i detyruar që në marrëdhënie me klientët e punëdhënësit të përdorë emrin e artit. Pra, ai u prezantohet personave që mashtrohen me një emër jo real. Punonjësi mban përgjegjësi për çdo veprim që kryhet me emrin e artit njëlloj si të ishte kryer me emrin e tij zyrtar.
Sipas kontratës së nënshkruar, operatorët janë të detyruar që me klientët që mashtrojnë të mos përdorin asnjëherë emrin e vërtetë. Kjo konstatohet edhe në materialet hetimore. Gjatë aksionit policor, në tryezat e operatorëve u gjetën edhe dosje me emra si Tonny Scott, Paul Beker, Kristina Rosner, etj.
Pra, operatorët shqiptarë prezantohen si shtetas britanikë, gjermanë, amerikanë, grekë, spanjollë etj. Kontrata e punës ka edhe një nen që detyron kofidencialitetin. Pra, ky nen detyron operatorin të ruajë sekretet e punës edhe kur lagohet nga detyra.
Tani, të shohim kriteret e pranimit dhe pagesat për operatorët në kompaninë izraelite “RG Capital”. Sipas dëshmisë që ka dhënë drejtoresha e burimeve njerëzore në këtë kompani Donalda Kajo, një punonjës duhej të ishte mbi 18 vjeç. Eksperienca nuk ishte kriter, por njohuritë në gjuhën angleze duhej të ishin të nivelit B2. Punonjësit gjithashtu duhej të kishin një nivel të mirë të gjuhës gjermane dhe frënge.
Ndiqni videon ketu
Top Channel