Top Story/ Çfarë duhet të dini për tregun Forex, si fitohet në tregun e pastër?

23/02/2022 22:49

Është e zakontë që në telefon të pranojmë thirrje përmes të cilave reklamohen produkte të ndryshme. Prej vitesh këtyre ofertave u janë shtuar propozimet për investime në bursa. Paralelisht me aktivitetin legal, fshihet një skemë e madhe mashtrimi që zhvat qytetarët në shuma të mëdha. Ky përbën një shqetësim global që së fundi ka përfshirë fort Shqipërinë pas zbulimit të kompanive të shumta që mashtrojnë në tregun Forex.

Ky është stomatologu Miri Hidri nga Durrësi. Prej gjashtë vitesh ai e ka braktisur investimin e jetës, për t’iu dedikuar një pasioni të ri: investimit në bursa. Fillimet e tij rezultuan me humbje të mëdha.

“U regjistrova në 2-3 kurse që më rezultuan jo efektiv. Më pas gjeta një kurs në Londër dhe shkova fizikisht. Edhe ai nuk qe aq efektiv sa e prisja. Më pas shkova në New York ku disa seanca i kreva atje dhe të tjerat on line nga Shqipëria sepse më skadoi leja e qëndrimit” u shpreh Miri Hidri, investitor.

Njohuritë më të thelluara në tregjet financiare e bën Hidrin të futej më shumë në fushën e tregtimit të valutave ose siç e njohim ne Forex.
Forex ose foreing exchange është këmbimi valutor, këmbimi i monedhave të huaja. Një treg legal që numëron mbi 12 milionë tregtarë në gjithë botën. Këmbimi i valutës ndodh në pika të caktuara që janë dyqane fizike apo në banka të nivelit të dytë që në vendin tonë liçensohen nga Banka Qëndrore.
Këmbimi realizohet edhe në platforma të ndryshme të cilat shërbejnë si mjedis ku tregtari dhe klienti përmes një ndërmjetësi që quhet broker kryejnë transaksione shit-blerjeje të monedhave të huaja. Brokeri realizon shit-blerjet për llogari të klientit duke parashikuar luhatjet në tregun e valutave që mund të sjellin fitime.

Këto kompani marketingu ose ndërmjetësimi që e ushtrojnë aktivitetin përmes platformave apo call-centerave duhet të jenë të licensuara për këtë aktivitet në Shqipëri ose në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Por ka edhe një mënyrë tjetër që ti mund të luash në bursë si individ me kursimet e tua, në një platformë të huaj online, me një broker, ndërmjetës të huaj. Investimi realizohet përmes llogarisë bankare duke përdorur kartën e kreditit ose debitit. Fitimet e mundshme tatohen nga shteti. Kjo është mënyra si operon sot stomatologu Hidri i cili është kthyer në profesionist që trajnon fillestarët për të investuar në bursa.
“Duhet të kesh edhe një broker. Unë bëj kërkime para se ta zgjedh. Ai duhet të ketë likuiditet, të ketë tërheqje në kohë rekord dhe reputacion e vlerësime të mira nga klinetët” u shpreh Miri Hidri, investitor.

Brokeri i Hidrit është Australian dhe ndërmjetëson deri në 2 milionë tregtarë. Në këto platforma online mund të investosh si në valutë, monedha virtuale, aksione, naftë, ar, argjend, diamante, etj.

“Kriptomonedhat nuk i tregtoj sepse nuk janë ende të licesuara dhe Banka nuk ti njeh.U bënë dy vite që unë nuk investoj më kursimet e mia, por kapitalin e të huajve që kërkojnë tregtarë me dije dhe të talentuar” u shpreh Miri Hidri, investitor
“Produkte dhe investime të tilla i bëjnë vetëm investitorët që kanë njohuri financiare sepse kanë risk të lartë” u shpreh Artan Gjergji, ekspert për tregjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA