Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë dëshmisë së tij në Komisionin për Inceneratorët i tha deputetes Jorida Tabakut se ai ka fituar shumë gjyqe ndaj saj për shpifje.
Veliaj: Për çdo pretendim për shpifje të kam mundur dhe do të të mund në Gjykatë
Tabaku: Nuk më ke mundur dhe s’ke për të më mundur asnjëherë, në mënyrë absolute asnjëherë.
Veliaj: Të nxori gjykata shpifëse për Sami Frashërin. Kontraktori i Sami Frashërit është dhe kontraktori i vilës tënde. Gjykata provoi që kisha të drejtë.
Tabaku: Unë çdo gjë e kam të deklaruar.
Veliaj: E di që je dhe te Kodra e Diellit. Është e pandershme më ke ftuar të dëshmoj dhe nuk po më le të dëshmoj.
Veliaj i tha Tabakut se është edhe në konflikt interesi. “Je ndërtuese pallatesh të ish-Fusha e Aviacionit,” – u shpreh Veliaj.
Top Channel