Putin shkëput provincat ukrainase, Biden firmos urdhrin ekzekutiv: Nis “ofensivën”!

22/02/2022 12:39

Presidenti amerikan Joe Biden reagoi me shpejtësi pas vendimit të homologut rus, Vladimir Putin për të njohur mëvetësinë e dy rajoneve separatatiste në lindje të Ukrainës, një lëvizje kjo të cilën me gjasë mund ta përdorë dhe si pretekst për pushtimin e paralajmëruar prej kohësh nga SHBA se mund të ndodhë në çdo moment.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi lëshimin e një urdhri ekzekutiv i cili do të “ndalojë cdo investim të ri, tregtinë dhe financimin nga Shtetet e Bashkuara të personavë të lidhur me dy provincat e kontrolluara prej vitesh tashmë nga mbështetës të Moskës, Donetsk and Luhansk.

Jen Psaki : Urdhri autorizon sanksionimin e çdo personi që operon në ato zona të Ukrainës. Shpejt, do të ketë dhe masa të tjera shtesë të lidhura me atë shkelje flagrantë të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë.

Shtëpia e Bardhë megjithatë sqaroi se sanksionet në fjalë nuk janë saktësisht ato për të cilat SHBA-ja paralajmëron prej javësh. Tërmeti i vërtetë i masave ndëshkuese që përmend Washingtoni do të nisë nëse Moska fillon një sulm të përgjithshëm mbi shtetin fqinj. Ai thuhet se do ta gjymtojë sektorin bankar të Rusisë, duke i reduktuar aksesin në tregje e duke shënjestruar vetë Putinin dhe njerëzit afër tij.
Një dite më parë, presidenti rus njohu si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore.
Putin e përshkroi Ukrainën si pjesë integrale të historisë së Rusisë dhe tha se Ukraina lindore ishte tokë e lashtë ruse dhe se ai kishte besim se populli rus do ta mbështeste vendimin e tij. Pak orë më vonë, shefi i Kremlinit urdhëroi forcat ruse “të ruajnë paqen në Ukrainën lindore”. Por nuk është menjëherë e qartë nëse dhe kur trupat do të hyjnë në këtë vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA