Rusia planifikon të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut/ Xhaçka: Shqipëria, në mbështetje të Ukrainës

21/02/2022 21:16

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar përmes një postimi këtë mbrëmje, pas lajmit se Rusia ka njohur pavarësinë e rajoneve të lindje të Ukrainës.

Xhaçka shkruan se “Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”.

Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës”, shkruan ministrja në rrjetin social.

Sipas disa medieve, presidenti rus Vladimir Putin planifikon të njohë pavarësinë e rajoneve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut. Kreu i Kremlinit ia bëri të ditur këtë të hënën këshillit të tij të sigurisë. Putini tha të hënën se Rusia po shqyrtonte njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të Ukrainës, por jo duke i aneksuar dhe duke i shtuar ato zyrtarisht në territor.

Në Marrëveshjet e Minskut, të negociuara nga Gjermania dhe Franca në 2014 dhe 2015 dhe të rëna dakord bashkërisht me Ukrainën dhe Rusinë, palët në konflikt në Ukrainën lindore u zotuan të ndërmarrin disa hapa për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA