Moska: Janë vrarë 5 ushtarë ukrainas në kufi, Kievi: “Fake News”

21/02/2022 16:14

Zyrtarë ushtarakë rusë njoftuan se 5 ushtarë që ukrainas që tentuan të kalonin kufirin rus, janë qëlluar për vdekje.

Reuters citon një kabllogramë të zyrtarëve në fjalë ku pohohej se “forcat ruse kishin parandaluar sabotatorët në kufi” dhe se në rajonin Rostov ishin shkatërruar pajisje ushtarake ukrainase. Kiev ii ka hedhur poshtë të tilla pretendime.

Ministria e jashtme e Ukrainës tha se raportet e Moskës ishin “lajme të rreme”. “Ne nuk kemi ushtarë tani që flasim në rajonin rus të Rostovit”, thuhet në deklaratë.

Ukraina është tashmë e rrethuar nga tre anët nga rreth 150,000 ushtarë, avionë luftarakë dhe pajisje ruse.

Rusia mbajti stërvitje bërthamore të shtunën, si dhe stërvitje konvencionale në Bjellorusi, dhe bën stërvitje të vazhdueshme detare në brigjet e Detit të Zi.

Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore të shtunën urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak dhe dërguan më shumë civilë në Rusi, e cila ka lëshuar rreth 700.000 pasaporta për banorët e territoreve të kontrolluara nga rebelët.

Pretendimet se shtetasit rusë po rrezikohen mund të përdoren si justifikim për veprime ushtarake.

Zyrtarët në territoret separatiste akuzuan forcat ukrainase për disa sulme artilerie gjatë ditës së kaluar dhe thane se dy civilë u vranë në një sulm të pasuksesshëm në një fshat pranë kufirit rus.

Ukraina i ka mohuar këto akuza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA