Durrës, Sako: Do krijojmë programe të posaçme sociale në mbështetje të grave të punësuara në fasoneri

21/02/2022 18:29

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako këtë të hënë është takuar me disa gra që punojnë në fasoneri të ndryshme me dëshirën për t’u shprehur mbështetjen e saj, përmes krijimit të hapësirave argëtuese për fëmijët, krijimin e kushteve optimale në çerdhe, kopshte dhe shkollat e qytetetit.

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Sako thotë se gruaja është një shtyllë e rëndësishme e familjes dhe shoqërisë, ndaj mbështetja për gratë është dhe mbetet prioritet i politikave tona sociale.

Bashkëbisedova me disa prej tyre në fasoneri të ndryshme për t’i shprehur mbështetjen e Bashkisë së Durrësit, nëpërmjet krijimit të hapësirave argëtuese për fëmijët, krijimin e kushteve optimale në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e qytetit tonë”, shkruan ajo.

Ajo thotë se administratorët e këtyre ndërmarrje fasone më garantuan se politikat financiare të qeverisë për rritjen e pagës minimale janë tashmë të implementuara në këto biznese që burim i rëndësishëm punësimi në Durrës dhe në vendin tonë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA