Një këmbësore u përplas për vdekje këtë të hënë në mbrëmje nga një makinë në Divjakë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Mizë, rreth orës 20:30. Policia njofton se 40-vjeçari me iniciale E.A. që drejtonte një mjet tip “Porche” ka përplasur 69-vjeçaren me iniciale N. H., e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.

40-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA