Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën në një stuhi që ka goditur Irlandën, Britaninë e Madhe, Belgjikën dhe Holandën ndërsa ekipet janë në terren duke u përpjekur të eliminojnë pasojat e stuhisë.
Në Britani, rreth 400 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike, erërat shkatërruan kullën e kishës në qytetin Wells, shkatërruan pjesë të çatisë së O2 Arena të Londrës, shkatërruan pemë dhe dëmtuan ndërtesa. Probleme ka pasur edhe në qarkullimin hekurudhor.
Shpejtësia e erës prej 196 kilometrash në orë u regjistrua të premten në ishullin Wight dhe nëse kjo matje konfirmohet, atëherë do të thyhet rekordi i fuqisë së erës në Angli.
Shërbimi meteorologjik paralajmëroi erë më të fortë në brigjet jugore të Anglisë dhe Uellsit ndërsa bora dhe akulli mund të shkaktojnë probleme në veri.
Top Channel