Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi stuhia Eunice ka përfshirë të gjithë Evropën.
Viktima u raportuan në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Poloni, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi erërat e forta shkulën pemë dhe morën para çdo gjë.
Miliona shtëpi dhe biznese humbën energjinë në të gjithë Evropën dhe rrjetet e transportit përfunduan në gjendje kaosi. Katër persona vdiqën në Holandë, të gjithë të goditur nga rrëzimi i pemëve dhe katër të tjerë u vranë në Poloni.
Tre persona u vranë në rrugë në Angli, dy të tjerë vdiqën në Gjermani dhe dy persona në Belgjikë, duke përfshirë një burrë të goditur në kokë nga një panel diellor që ra nga një ndërtesë. Një burrë rreth të 60-ave gjithashtu vdiq nëËexford, Irlandë, kur u godit nga një pemë.
Ndërkohë rreth 30 persona në Francën veriore u plagosën në aksidente rrugore të lidhura me stuhinë. Shkencëtarët thonë se stuhia e vitit 1987 dhe Eunice janë një fenomen meteorologjik i parë rrallë, i lindur nga një bashkim i pazakontë i sistemeve të presionit në Atlantik që i zmadhoi efektet të premten.
Top Channel