Të paktën 6 të vdekur nga stuhia e madhe në Europë, era rrëzon njerëzit në rrugë!

19/02/2022 13:58

Stuhia e dytë e madhe brenda pak kohësh goditi Europën veriore duke marrë të paktën 6 jetë njerëzish pasi ererat e fuqishme rrëzuan pemët dhe anuluan shërbimet e trenave.

Metereologët britanikë thanë se në një moment, fuqia e erës mbërriti në 196 km/h që mendohet të jetë më e forta e regjistruar ndonjëherë në Angli. Mbi jugun e vendit u përplas me të gjithë furinë e saj stuhia Eunice, e cila tani po shtyn drejt kontinentit europian, duke detyruar autoritetet të japin paralajmërime në Belgjikë, Holandë, Danimarkë dhe Gjermani.

Stuhia shkaktoi kaos me udhëtimet në Britani, duke mbyllur portin e Doverit të Manshit anglez, duke mbyllur urat që lidhin Anglinë me Uellsin dhe duke ndaluar shumicën e trenave brenda dhe jashtë Londrës. Një grua rreth të 30-tave vdiq në Londër kur një pemë ra mbi një makinë, tha policia dhe zjarrfikësit thanë se tre persona u vranë nga rrëzimi i pemëve në dhe rreth Amsterdamit. Në qarkun Wexford, Irlandë, një punonjës i administratës u vra teksa iu përgjigj skenës së një peme të rënë, tha këshilli lokal.

Në Belgjikë, një i moshuar vdiq kur erërat e forta e shtynë atë në një kanal në Ypres. Policia tha se ai u tërhoq shpejt, por jeta e tij nuk mund të shpëtohej. Eunice është stuhia e dytë që godet Evropën këtë javë, me stuhinë e parë që vrau të paktën pesë njerëz në Gjermani dhe Poloni.

Peter Inness, një meteorolog në Universitetin e Reading në Angli, ia atribuoi stuhitë një rryme jashtëzakonisht të fortë mbi Oqeanin Atlantik lindor, me erëra afër 321 km/h në lartësi të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA