Presidenti rus Vladimir Putin këtë të shtunë po vëzhgon stërvitjet bërthamore në Kremlin.
Bashkë me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko, Putini nisi stërvitjet e planifikuara me raketa balistike pak para orës 5:30 të mëngjesit.
Zyra e shtypit të Putinit njofton se “Forcat Hapësinore të Rusisë lëshuan me sukses raketat hipersonike Kinzhal.
Anijet dhe nëndetëset e Flotës Veriore dhe të Detit të Zi lëshuan raketa lundrimi Kalibr dhe raketa hipersonike Zirkon në objektivat detare dhe tokësore..
Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale Yars nga kozmodromi Plesetsk në Rusinë veriore drejt vendit të testimit Kura në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë.
Bombarduesit strategjikë Tu-95m lëshuan raketa lundrimi të lëshuara nga ajri për të goditur objektivat në poligonet Pemboi dhe Kura.
Nëndetësja bërthamore strategjike Karelia e Flotës Veriore të Rusisë lëshoi një raketë balistike Sineva në zonën Kura nga ujërat e Detit Barents verior”.
SHBA-ja dhe NATO kanë shprehur shqetësimin për forcat e shtuara ushtarake në lindje të Ukrainës, ndërsa Putini vazhdon të këmbëngulë se gjithçka është stërvitje në natyrë dhe nuk ak në plan ë pushtojë fqinjin e tij.
Top Channel