NATO-ja ka gati mësymjen në krahun lindor/ SHBA: Jo vetëm masa ekonomike kundër Rusisë!

19/02/2022 17:07

Zv. presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, deklaroi hapur se një sulm i Rusisë mbi Ukrainën do të pasohet nga forcimi i krahut lindor të NATO-s.

Ne nuk do të ndalemi me masat ekonomike. Ne do të forcojmë më tej aleatët tanë të aleancës veri-atlantike në krahun lindor” në përgjigje të një pushtimi, deklaroi ajo gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Komentet e Harris erdhën një ditë pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, deklaroi se është i “bindur” se presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendimin që ta pushtojë vendin fqinj. Perëndimi thotë se Rusia ka grumbulluar tashmë mbi 150,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe se Moska po përgatitet për mësymje, por Kremlini hedh poshtë këto pretendime, duke thënë se nuk ka plane të tilla. Në konferencë, edhe  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga kufirin me Ukrainën dhe të punojë për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore.

Ne i bëjmë thirrje Moskës që të bëjë atë që po thotë se po bën, të tërheqë trupat nga kufijtë e Ukrainës. Ky do të ishte një hap i parë i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje paqësore. Nuk është vonë për Rusinë që ta ndryshojë kursin, të tërhiqet, të ndalojë përgatitjet për luftë dhe të fillojë që të punojë për një zgjidhje paqësore”, tha Stoltenberg, teksa bota pret me frymën pezull të shohë nëse do të tërheqe apo jo këmbëzën presidenti rus.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA