Kryeministri italian: “Bjerini” Rusisë sa të doni, por mos prekni energjinë!

19/02/2022 13:21

Italia nuk është kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, por këmbëngul që asnjë prej tyre të mos prekë kurrsesi importet e energjisë, deklaroi kryeministri italian Mario Draghi.

Draghi u tha gazetarëve se Bashkimi Europian po sheh me kujdes se çfarë masash mund të marra nëse Moska nis sulmin mbi Ukrainën.

“Ne po diskutojmë sanksionet me BE-në dhe gjatë këtyre diskutimeve kemi bërë të ditur qëndrimin tonë, se ato duhet të përqendrohen në sektorë të ngushtë pa përfshirë energjinë”.

Italia importon 90 për qind të kërkesave të saj për gaz dhe Rusia është furnizuesi kryesor i saj. Draghi tha se presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar ta takojë dhe ai shpreson madje që të mund të organizohet edhe një takim midis Putinit dhe udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Edhe pse e bëri të qartë se është e një rëndësie kyçe të shmangen sanksionet në sektorin e energjisë, kreu i ekzekutivit Italian sërish shtoi se qeveria e tij po shqyrton rrugë të tjera furnizimi me gaz nëse importet nga Rusia do të goditeshin për shkak të një konflikti.

“Putini ka folur për mundësinë që Rusia do të vazhdojë të garantojë furnizimet e saj në Itali dhe t’i rrisë ato nëse është e nevojshme”.

Vendet perëndimore në javët e fundit e kanë paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione të ashpra në rast se pushton Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA