Prej dy ditësh vijon lufta me flakët në tragetin që u përfshi nga zjarri në ngushticën mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit.
Pamjet e siguruara nga Top Channel tregojnë shtëllungat e tymit që dalin nga mjet 183 metra i gjatë që duket nga Borshi.
Vijojnë kërkimet edhe për personat që mungojnë në listën e udhëtarëve. Dyshohet se ata ndodheshin në kabinat kamionëve të tyre, në kohën që Euro Ferry Olimpia u përfshi nga flakët.
Trageti ishte nisur nga Igumenica, porti më i madh në Greqinë perëndimore, drejt portit Italian të Brindisit, që ndodhet rreth nëntë orë larg. Trageti është pjesë e flotës së grupit Grimaldi Lines dhe ka një kapacitet deri në 560 pasagjerësh, sipas faqes së internetit të kompanisë.
Top Channel