Pas lajmit se Vladimir Putin do të shkojë vetë në kufi më Ukrainën të ndjekë nga afër stërvitje masive ushtarake të trupave ruse atje, presidenti ukrainas Volodymir Zelebsky mori me urgjencë rrugën e Europës për të kërkuar mbështetje.
Predhat e artilerisë në rajonet lindore dhe urdhrat e separatistëve pro-rusë për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga ato zona, kanë përflakur edhe më shumë situatën teksa Washingtoni është i bindur se Moska po e rrethon ngadalë fqinjin e saj pro-perendimor. Kievi deklaroi se përmes veprimeve provokuese, Rusia po kërkon tani një shkak, sado të vogël për luftë. Edhe presidenti Joe Biden duke ti bindur se Putini e ka bdarë tashmë mendjen, dhe thjesht i duhet një pretekst.
“Presidenti rus duket e kishte marrë një vendim për të sulmuar Ukrainën. Megjithëse ekziston ende një hapësirë për diplomaci, ne kemi arsye të besojmë se forcat ruse po planifikojnë dhe synojnë të sulmojnë këtë vend në javën e ardhshme, në ditët në vijim”, tha Biden.
Komentet e tij erdhën pas një telefonate me krerët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë, Britanisë, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, tha Shtëpia e Bardhë. Udhëheqësit u zotuan të vazhdojnë të ndjekin diplomacinë ndërsa përgatiten të imponojnë kosto të shpejta dhe të koordinuara ekonomike ndaj Rusisë nëse ajo zgjedh konflikt të mëtejshëm, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë pas thirrjes telefonike. Ata diskutuan gjithashtu përpjekjet për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e krahut lindor të NATO-s, tha Shtëpia e Bardhë. Administrata Biden ka thënë se një zgjidhje diplomatike mbetet e mundur nëse Rusia e zgjedh këtë opsion, por se Uashingtoni dhe aleatët e tij europianë janë të përgatitur të marrin veprime të ashpra nëse Moska zgjedh të sulmojë.
Top Channel