Policia kanadeze ka arrestuar Tamara Lich, një nga drejtueset e protestës disa javore të kamionistëve kundër vaksinimit të detyruar, që ka bllokuar kryeqytetin Ottawa.
Prej mëngjesit të së premtes policia ka nisur operacionin e gjerë për largimin e kamionëve nga qendra e kryeqytetit dhe ka arrestuar shoferët.
“Disa protestues janë paraqitur pas njoftimit dhe po arrestohen”, tha policia e Ottawa duke paralajmëruar gjoba të rënda nëse nuk largohen automjetet. I ashtuquajturi “Karvan i Lirisë” nisi me protestën e kamionistëve kundër vaksinimit të detyruar dhe kufizimeve të pandemisë nga qeveria e kryeministri Trudo.
Bllokada më e madhe kufitare në Urën e Ambasadorit mes Ontario dhe Detroit, ndërpreu fluksin e pjesëve të këmbimit te automjeteve në SHBA.
Top Channel