Ngjarja tragjike që po ndodh në ujërat e Jonit ku anija me flamur italian Euro Ferry Olimpia po digjet vetëm pak milje detare në brigjet Shqiptare duket se ka edhe përmasa politike dhe ekonomike.
Sipas informacioneve të gazetarit Artur Bibe nga zona e tragjedisë, anija dërgoi mesazhin e emergjencës në orën 01.12 minuta sipas orës greke dhe fiks1orë më vonë kapiteni italian i Euro Ferry ka përsëritur kërkesën “may day” në kohën që lundronte në ujëra ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Greqisë,në veri të ishullit të Korfuzit.
E ndërsa situata po dilte nga kontrolli,kapiteni i anijes kontaktoi në kanalin ndërkombëtar sos 16 të “olympia radio” për të kërkuar ndihmë për shkak të flakëve që kishin mbuluar anijen.
Mesazhi u dëgjua prej anijeve që lundronin në zonë,rojes bregdetare greke, rojes shqiptare dhe guardia di finanzza që ndodhej e ankoruar në Korfuz për një vizitë kortezie në kuadër të bashkëpunimit mes Greqisë dhe Italisë.
E para që reagoi ishte anija italiane e guardia di finazza “Monte Sperone” që reagoi për ti shkuar në ndihmë anijes së së saj të flamurit.
Në vazhdim, në zonë kanë mbërritur anije tregtare të disa vendeve,por asnjë shqiptare,pasi autoritetet greke nuk njoftuan lidhur me situatën.
Pasi në zonë mbërritën italianët të cilët mundën të shpëtonin udhëtarët dhe ekuipazhin e anijes në zonë mbërritën helikopterët grekë dhe pala greke mori në dorë operacionin e kërkim shpëtimit i cili vazhdon ende në zonë.
Vlen të përmendet se autoritet shqiptare janë njoftuar gjatë orëve të mëngjesit për situatën,dhe vetëm pak pasi anija Euro Ferry Olimpia ka hyrë dukshëm në ujerat territoriale shqiptare.
Anija “Butrinti i rojës bregdetare Shqiptare ka mbërritur në zonë në orën 11.00 utc, ose 13.00 sipas orës lokale,dhe aktualisht po merr pjesë aktive në shuarjen e zjarrit.
Shumë kush mund ta quajë një lapsus të pa fajshëm mos njoftimin e palës shqiptare për të marrë pjesë në operacion,por duket se shkaqet e harresës nuk janë “kaq të pa fajshme”.
Së pari nga momenti që anija ka hyrë në ujerat territoriale të një vendi tjetër,atëherë komandën e operacioneve e merr vendi që ajo ndodhet,pra në rastin konkret anija ndodhet rreth 4.5-5 milje prej brigjeve shqiptare.
Me kalimin e orëve anija duhet të rimorkiohet dhe të lidhet në portin e vendit që ndodhet, pra në Sarandë ose Vlorë ku do të duhet të kryen verifikimet e gjendjes teknike dhe te hetohen shkaqet e zjarrit,por pala greke ka deklaruar se anija do të rimorkiohet në Korfuz, paçka se ajo ndodhet në brigjet tona dhe nuk ka flamur grek,çka nuk i jep asaj asnjë të drejtë ta bëjë këtë.
Vlen të përmendet se në asnjë deklaratë të zyrtarëve greke nuk përmendet fakti se anija ndodhet në brigjet shqiptare,por thuhet se ajo ndodhet në det të hapur në veri të Korfuzit, cka lë dyshime se Greqia konsideron si ujra të saja hapësirën detare në zonën e Dhërmiut deri në Himarë,një zonë e lakmuar praj Athinës dhe që ende kjo e fundit vlerëson si të sajë,edhe pse marrëveshja e 2009 për ndarjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ekziston mbas anulimit nga gjykata kushtetuese shqiptare të marrëveshjes për demilitimit të ujerave mes dy vendeve.
Përveç përmasave politike,rimorkimi i anijes në brigjet tona ka edhe përfitime ekonomike shumë milionëshe.
Kjo pasi anija eshtë e siguruar dhe deri në ekzaminimin e saj final,do të duhet të jetë ankoruar për disa muaj në rastin më të mirë në port,ku kompanitë e sigurimeve do të paguajnë taksat portuale, qindra persona që do të kryejnë punime mbështetëse,ndërsa do të duhet të paguhen edhe shumë milionë euro dëmshpërblime për dëmet ekologjike që ajo do të shkaktojë në brigjet shqiptare,çka u hap rrugën banorëve dhe bizneseve në zonën nga Himara e deri në borsh të kërkojnë dëmshpërblime.
Po kështu,duhet të paguhen edhe dëmet që do ti shkaktohen industrisë së peshkimit në vendin tonë.
Një rast i ngjashëm i ndodhur në 2014,kompanitë e sigurimeve kanë paguar shoqatave mbi 300 milionë euro dëme për jetët e udhëtarëve, bisneseve dhe shoqatave ambientaliste të Brindizit në Itali momentin që u përfshi nga flakët në të njëjtën zonë në një aksident identik ku humbën jetën 29 vetë.
Top Channel