Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në qytetin Lugansk në Ukrainën lindore, ndërsa ka ka prekur një tubacion gazi, sipas Russia Today.
Dy shpërthime tronditën qytetin e Luganskut në Ukrainën lindore të premten vonë, sipas korrespodentit të Sputnik.
Mediat lokale kanë konfirmuar gjithashtu se shpërthimi i parë preku një rrjet gazi në zonë, duke shkaktuar një zjarr të madh. Mësohet se shpërthimi i dytë ka ndodhur në një pikë karburanti.
Raportet për shpërthime vijnë vetëm disa orë pasi qyteti fqinj i Donetsk u trondit nga një tjetër shpërthim.
Ai u shkaktua nga një makinë bombë, e cila kishte në shënjestër një automjet që i përkiste kreut të milicisë të Donetsk dhe nuk rezultoi në viktima.
Më herët në Lugansk dhe Donetsk u urdhërua një evakuim masiv të qytetarëve nga zona në Rusi, duke përmendur frikën e një sulmi të mundshëm nga ushtria ukrainase, sipas Russia Today.
Ndërkohë, Kievi ka mohuar çdo plan për të marrë me forcë rajonet e shkëputura.
Tensionet janë aktualisht të larta në Ukrainën lindore.
Top Channel