Pamjet nga operacioni i shpëtimit, dëshmitë e pasagjerëve të tragetit që u përfshi nga flakët: Dëgjuam shpërthimet e gomave

18/02/2022 10:32

Të mbijetuarit e anijes që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit kanë rrëfyer se jo të gjithë mund të kenë shpëtuar pasi ka pasur persona që ishin në gjumë kur nisi zjarri.

Sipas mediave greke, zjarri në anijen me  239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit dyshohet se ka nisur nga garazhi, ndoshta nga një kamion frigoriferik.

“Flakët filluan të dilnin nga kuvertat e jashtme pasi ne u larguam nga anija. Atëherë dëgjuam shpërthimet e gomave të kamionëve. Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri na kishte zënë”, tha një pasagjer.

Një tjetër foli për MEGA teksa po zbriste nga varka e shpëtimit duke thënë: “Është një humbje, jo diçka e veçantë. Na zgjuan në orën 4:30. Zjarri nga ajo që pamë ka ardhur nga garazhet”. I njëjti person shprehu shqetësimin se mund të kishte shoferë kamionësh që flenë në kamionët e tyre në garazhet e anijes dhe mund të mbetur të bllokuar.

Ndërkohë dy persona, që dyshohet të jenë me origjinë bullgare janë gjetur të bllokuar brenda dhe po përpiqen t’i nxjerrin ndërsa dëgjoheshin shpërthime nga garazhi i anijes.

Sapo ra zjarri, kapiteni i tragetit ka kërkuar dhe urdhëruar braktisjen e saj dhe pasagjerët hipën menjëherë mbi varkat e shpëtimit. Në vendngjarje mbërritën menjëherë tre anije të rojës bregdetare greke, rimorkiatorë dhe anije të tjera që ndodheshin pranë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA