Ndihmë familjeve në nevojë/ Bashkia e Durrësit hap njësitë e këshillimit në Sukth
18/02/2022 15:18
Në Sukth do të ketë një zyrë të re këshillimi dhe shërbimesh për familjet në nevojë, kështu ka deklaruar kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako që ka zhvilluar një takim me familje në nevojë në njësinë administrative të Sukthit.
Kryebashkiakja Sako ka biseduar me këto familje edhe për një program tjetër, atë të strehimit.
Bashkia e Durrësit ka programe të strehimit si social si banesa sociale me qera ku janë strehuar 342 familje në pallatet e ndërtuara për këtë qëllim në lagjen 17 dhe në Shkozet, kredinë e lehtësuar me 3 % ku vetëm në vitin 2021 përfituan 345 familje, bonus strehimi 50% të cilin vitin e kaluar e përfituan 107 familje si dhe grantin e menjëhershëm.
Top Channel