Mynih, Xhaçka në Konferencën e Sigurisë: Mirënjohje për mbështjen e Bavarisë ndaj Shqipërisë dhe BP

18/02/2022 16:31

Në Mynih po mbahet Konferenca dyditore e Sigurisë, një traditë e shtetit gjerman prej 59 vitesh.

Mes 450 pjesëmarrësve, Shqipëria përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama i cili shoqërohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ministrja Xhaçka gjatë punimeve të Konferencës zhvilloi edhe një takim me Ministren e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml, ku vlerësoi mbështetjen që Bavaria ka treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i frytshëm mes dy vendeve për zgjerimin e lidhjeve tona në të gjithë fushat në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA