Lehtësimi i kufizimeve COVID-19 rrit shitjet globale të biletave ajrore

18/02/2022 08:17

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka bërë të ditur se falë lehtësimit të gjerë të kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19), shitjet e biletave ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm.

Në një njoftim, IATA tha se “në periudhën rreth 8 shkurtit (mesatarja 7-ditore) numri i biletave të shitura qëndroi në 49 për qind nga periudha e njëjtë e vitit 2019”.

“Përmirësimi me 11 pikë përqindjeje midis periudhave të janarit dhe shkurtit është rritja më e shpejtë e tillë për çdo periudhë 2-javore që nga fillimi i krizës”, theksoi IATA.

Shoqata e transportit ajror tha se 28 tregje janë të hapura për pasagjerët e vaksinuar pa kërkesa për karantinë, ndërsa 18 prej tyre nuk kërkojnë testim para nisjes.

“37 tregje janë të hapura për udhëtarët e vaksinuar në kushte të ndryshme”, shtoi IATA.

Drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh, tha se rritja tregoi besimin e udhëtarëve në blerjen e biletave.

“Tani ne duhet të përshpejtojmë më tej heqjen e kufizimeve të udhëtimit”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA