Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pas takimit që zhvilloi me ministrin e tij të Jashtëm Sergey Lavrov më datë 14 shkurt, deklaroi se pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi për një pushtim të afërt të Ukrainës, diplomacia duhet të vijojë.

Një ditë më vonë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se disa nga 180,000 trupat që ka vendosur në kufijtë e saj me Ukrainën do të kthehen në bazat e tyre, pasi të kenë përfunduar stërvitjet ushtarake.

Burimet e inteligjencës treguan pamje të disa trupave ushtarakë që po përgatiteshin për të luftuar. Shumë zyrtarë perëndimorë të sigurisë akuzuan Putin se kishte mashtruar. Por edhe nëse trupat do të tërhiqen, kjo krizë nuk ka përfunduar ende.

Çfarëdo që të ndodhë, me luftë ose pa luftë, Putin  i ka shkaktuar dëme vendit të tij, sipas The Economist.

Shumë prej vëzhguesve perëndimore e kanë hedhur poshtë diçka të tillë. Putin ka qenë në qendër të vëmendjes globale, duke dëshmuar se Rusia është e fuqishme. Ai ka sjellë destabilizim në Ukrainë, duke u treguar të gjithëve se e ardhmja e saj është në duart e tij.

Putin ende mund të marrë atë që ka kërkuar nga NATO për shmangien e luftës. Dhe në vendin e tij, ai ka nënvizuar mjeshtërinë e udhëheqjes, duke shmangur vëmendjen nga vështirësitë ekonomike dhe presioni i figurave të opozitës si Alexei Navalny.

Megjithatë këto janë taktikat e tij. Edhe pse Putin i ka fituar ato, në një kuptim më afatgjatë dhe më strategjik ai ka humbur mbështetjen.

I nxitur nga Joe Biden, i cili dikur e quajti Putinin vrasës, Perëndimi ka rënë dakord për një paketë më të ashpër të sanksioneve se sa në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë.

NATO është kritikuar  në vitin 2019 nga presidenti francez, e cili e quajti aleancën të vjetërsuar. Duke qenë se kanë preferuar gjithmonë të mbajnë distancën, Suedia dhe Finlanda mund t’i bashkohen aleancës.

Gjermania, pasi ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme rrjetin e ri Nord Stream 2, ka pranuar se gazi rus është një detyrim me të cilin duhet të përballet dhe se një pushtim do ta shkatërronte projektin.

Putin ka kërkuar që  Ukraina të mos anëtarësohet në NATO. Ajo që ka më shumë rëndësi është se Ukraina po gëzon mbështetjen diplomatike dhe ushtarake të Perëndimit.

Këto lidhje, të krijuara gjatë krizës, nuk do të shpërbëhen papritmas nëse forcat ruse tërhiqen.

Dhe përsëri është e kundërta e asaj që Putin dëshiron. Dhe për Putin, siguria e Europës është prioritet, duke përfshirë diskutimet mbi raketat dhe stërvitjet ushtarake.

Bisedime të tilla janë në interesin e të gjithëve, sepse zvogëlojnë rrezikun e konfliktit. Nëse negociatat fitimprurëse llogariten si fitore për Putin, atëherë priten shumë të tilla.

Humbja më intriguese e Putinit është në vendin e tij. Rusia është përpjekur të ndërtojë një ekonomi të fortë. Ajo ka rritur rezervat e saj dhe ka pakësuar varësinë e kompanive nga kapitali i huaj dhe ka punuar shumë për të ndërtuar rrjetin e saj teknologjik.

Rusia gjithashtu ka forcuar marrëdhëniet me Kinën me shpresën për të gjetur një blerës për hidrokarburet që janë ende burimi kryesor.

Megjithëse këto veprime kanë reduktuar dëmin e mundshëm nga sanksionet perëndimore, ato nuk e kanë eliminuar atë.

27% e të gjitha eksporteve ruse shkon në BE, Kina eksporton rreth gjysmën e këtij rrjeti gazi Power of Siberia që do të kalojë nga Kina, kur të përfundojë në vitin 2025, do të bartë vetëm një të pestën e asaj që tani kalon në Europë.

Në rast të një konflikti serioz, sanksionet përmes rrjetit të shpejtë të transaksioneve bankare ose në bankat e mëdha ruse do të ndërpresin sistemin financiar. Kufizimet e importit të stilit Huawei do të shkaktonin vështirësi të mëdha për firmat e teknologjisë ruse.

Putin ose do të jetojë me këtë ndërvarësi ose mund të rrisë bashkëpunimin me Kinën.  Kjo aleancë autokratesh do të kishte edhe një kosto psikologjike brenda Rusisë.

Kjo do të tregonte varësinë e Putinit nga siloviki( një politikan që dikur ka qenë pjesë ushtrisë), bosët e sigurisë që e shohin demokracinë e Ukrainës dhe thellimin e lidhjeve me Perëndimin një kërcënim për aftësinë e tyre për të kontrolluar Rusinë.

Kjo është një shenjë për kapitalistët dhe teknokratët liberalë, të cilët janë shtylla tjetër e shtetit rus. Më të mirët do të largoheshin, të tjerët do të hiqnin dorë.

Por çfarë do të ndodhte nëse Putin do të pushtonte Ukrainën?

Ky mund të jetë ende rezultati i tmerrshëm i kësaj krize, pasi secila palë kërkon të manovrojë tjetrën. Vetëm këtë javë, Duma i kërkoi Putinit të njohë “republikat” e vetëshpallura në Donbas, të cilat pretendojnë pjesë të mëdha të territorit ukrainas që nuk i kontrollojnë aktualisht.

Përveç shkatërrimit të Ukrainës, lufta do t’i shkaktonte dëm shumë më të madh Rusisë.

Perëndimi do ishte më i vendosur për t’i kthyer shpinën gazit rus, Ukraina do të ishte plagë që do të ‘gjakoste’ Rusinë dhe Putin do të cilësohej  i pabesë.

Tërheqja e vendit e kombinuar me ambiciet e saj mund të shkaktojë një sulm edhe më vonë.

Duke parë kërcënimin që kjo situatë paraqet tani, Perëndimi ka shanset më të mira për të penguar luftën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA