Anija që po lundron e përfshirë nga flakët në oqeanin Atlantik, kishte në hambar 4,000 makina –1.100 nga të cilat ishin Porsche.
Marina portugeze njoftoi se fatmirësisht 22 pjesëtarët e ekuipazhit u shpëtuan që të gjithë e nuk pati asnjë të lënduar.
Felicity Ace, që po transportonte një numër automjetesh të Grupit Volkswagen nga Gjermania në SHBA, mori flakë në afërsi të ishujve Azore. Audi tha se në bord kishte dhe disa automjete të saj, por nuk nuk dha shifra.
Një email i brendshëm nga Volkswagen US sakaq, zbuloi se anija po transportonte 3,965 automjete të markave VW, Porsche, Audi dhe Lamborghini, raporton gazeta gjermane Handelsblatt, ndërsa në site-i i automobilëve, The Drive, thotë se ak pasur edhe 189 Bentley.
Prodhuesi britanik i makinave luksoze është në pronësi të Volkswagen.
Ky i fundit vetë nuk e konfirmoi numrin e mjeteve, por tha se është në pritje të informacioneve të mëtejshme.
Një fotografi e shpërndarë nga autoriteti detar portugez në faqen e saj të internetit të mërkurën tregoi retë tymi që dilnin nga anija.
Felicity Ace po udhëtonte nga Emden, ku Volkswagen ka një fabrikë, për në Davisville, Rhode Island.
Zjarri është aktiv, por nuk po përhapet më, tha kapiteni i portit Horta në ishullin Faial për agjencinë portugeze të lajmeve Lusa.
Top Channel