Punonjësit e shpëtimit dhe zyrtarët e qytetit malor të Brazilit, Petropolis, njoftuan se numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, është rritur në të paktën 104, mes tyre edhe rreth 13 fëmijë.
Shirat nisën të martën, duke shkaktuar përrenj që morën përpara shtëpi e e makina. Sipas autoriteteve janë shkatërruar 80 shtëpi. Operacionet e kërkim-shpërtimit vazhduan edhe të enjten. Rreth 500 punonjës shpëtimi iu bashkuan banorëve, në një përpjekje për të gjetur disa nga të zhdukurit, nuk dihet ende fati i të paktën 35 personave.
Në llogarinë e tij në Twitter, Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ishte nisur për një udhëtim në Moskë, shkruante se kishte biseduar me Ministrin e Zhvillimit Rajonal Rogerio Marinho dhe atë të Ekonomisë Paulo Guedes për të ofruar ndihmë për qytetin.
Që nga dhjetori, shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje e rrëshqitje të rrezishme dheu edhe në verilindje të Brazilit si dhe në shtetin e Sao Paulos./VOA
Top Channel