Blegtorët kërkojnë subvencione/ Me një vendim qeverie u përjashtuan blegtorët me numër të vogël lopësh

18/02/2022 15:12

“Do të mbështesim blegtorinë nepërmjet financimit për litër.” Përtej premtimit, një gjë e tillë në VKM për Skemën Kombëtare në Bujqësi nuk ndodhi.

Erion Koci: Ne ndihemi shumë të zhgënjyer sepse në bazë të situatës ne prisnim shumë, ndoshta nuk do të ishte 10 Lek për litër, por 7-8 Lek.

Dyshemeja e mbështetjes për blegtorinë ka qenë 5 krerë gjedhë, por me ndryshimin e VKM për vitin 2022 do të mbështeten ata blegtorë që kanë mbi 10 krerë, ndërsa për të imtat ka qenë 70 krerë dele ose dhi dhe është bërë 100 krerë. Një blegtor që mbarështon gjedhë nuk përfiton më shumë se 5 mln Lek të vjetra, ndërsa blegtori që mbarështon bagëti të imët nuk përfiton më shumë se 3mln e 600 mijë Lek.

Erion Koci: Litri varion nga 47-50 Lek, ky cmim nuk mbulon kostot pasi në bujqësi cdo gjë është shtrenjtuar. Që të mbuloj kostot një liter qumësht duhet të shitet me 70 – 80 Lek. Në momentin që buxheti po diskutohej unë isha në takim me ministren e bujqësisë, Frida Krifca dhe ministren e financave, ku kërkuam subvencionin për liter qumësht, pra 10 Lekë për litër pa limit. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA