Basha: Edhe pse jemi në një moment kritik, PD përfaqëson shumicën e shqiptarëve

18/02/2022 19:24

Kryetari Lulzim Basha mendon se pavarësisht se Partia Demokratike është sot në një moment kritik ajo përsëri përfaqëson shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Në fjalën e tij para simpatizantëve në Rrogozhinë, në hapje të fushatës së 6 marsit për zgjedhjet e pjesshme vendore, kryedemokrati Basha është ndalur tek arrestimi i dy ish-ministrave të qeverisë Rama, duke shtuar më tej se “ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK-ut, janë prova më e mirë që reflekton të gjitha shpifjet, të gjitha shigjetat që janë drejtuar drejt Partisë Demokratike”.

Ai theksoi se sulmet denoncuese ndaj afera korruptive në vend do të intensifikohen, pasi sipas tij, sa më shumë afrohet nxehtësia e drejtësisë, aq më shumë iu dëgjohen tringëllimat e prangave dhe aq më shumë flasin për brava.

“Gjuha shkon ku dhëmb dhëmbi. Dy ministra i ka prapa bravave te 313. Të tjerë e kanë radhën. Ky është nga ata që i bën kurban se kujton se do të shpëtojë vetë. Por nga e vërteta nuk shpëton dot, munda ta vonosh, mund ta shtrembërosh, edhe me ndihmën e patericave që kanë vënë hallet e tyre personale mbi interesat e shqiptarëve, mbi interesat e demokratëve, por nuk e vonon dot. Aq sa nuk e vonon dot të vërtetë, aq nuk e ndalon dot Partinë Demokratike në misionin që kemi marrë përpara shqiptareve”, tha Basha.

Sipas tij, misioni i demokratëve është i qartë, pavarësisht se ata sot janë në një periudhë reflektimi të dhimbshme.

Por ja ku jemi sot të mbledhur në një sallë për t’i treguar Rrogozhinës dhe Shqipërisë se asgjë nuk na ndal. Dhe atëherë kur kujtojnë se të gjithë bashkë mund të na ulin kokën, vetëm më të fortë jemi, vetëm më të vendosur jemi, se ne e dimë që përfaqësojmë shumicën dërrmuese, të heshtur, kokulur, të vjedhur të shqiptarëve. Jemi të gatshëm t’i dalim atyre zot”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA