Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese kundër koronavirusit nga 5 marsi, me përjashtim të kërkesave për vendosjen e maskave në zona të caktuara, njoftoi sot qeveria.

Orari i mbylljes së bareve dhe restoranteve më herët do të anulohet, klubet e natës do të lejohen të rihapen dhe kufizimet për evente të mëdha do të hiqen, tha kancelari Karl Nehammer.

“Ne nuk e kemi kapërcyer ende pandeminë”, paralajmëroi Nehammer, duke shtuar se situata ishte përmirësuar mjaftueshëm, veçanërisht në spitale për të garantuar lehtësimin dramatik të masave kufizuese kundër Covid-19 në jetën publike.

“Ndryshimi i një rregulli që do të hyjë në fuqi që të shtunën, dëshmia e vaksinimit ose shërimit nga Covid-19 për të hyrë në restorante, ambiente sportive dhe grumbullime të mëdha do të hiqen”, tha ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein.

Vaksinimet kundër koronavirusit u bënë të detyrueshme për popullatën e përgjithshme të rritur në Austri në fillim të këtij muaji, masa e rreptë në Evropë. Aktualisht, shkalla e vaksinimit është 70 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA