Anija pa ekuipazh e mbushur me Porche e Audi, lundron e lirë pas zjarrit në oqeanin Atlantik (fotot)

18/02/2022 17:28

Asnjë nga 22 anëtarët e ekuipazhit nuk raportohet se ishin lënduar nga një zjarr që shpërtheu dje në bordin e transportueses së rreth 4000 automjeteve luksoze nga Gjermani drejt SHBA.

Mes automjeteve te reja të grupit Volkswagen ishin 1,100 Porsche që po transportoheshin derisa një zjarr i pashpjëgueshëm detyroi evakuimin e shpejtë të ekuipazhit nga autoritetet portugeze të ishujve Azore.

Një zëdhënës i grupit Porsche tha se 1,100 mjete të tyre ishin në bord, ndërsa një zëdhënës i Audi pranoi se kishte automjete të reja në bord, pa cilësuar se sa.

Në një email të brendshëm të kompanisë Volkswagen SHBA, të publikuar nga mediat thuhej se në bord kishte një total prej 3,965 automjetesh të reja të prodhuara nga  VW, Porsche, Audi e Lamborghini, sipas të përditshmes gjermane Handelsblatt.

Ndërsa revista  e specializuaar e automejteve The Drive, raportonte se në transportuese gjendeshin gjithashtu 189 makina luksoze britanike tip Bentley, edhe kjo e fundit në zotërim të grupit gjerman Volkswagen.

Pamjet e publikuara dje nga marina portugeze tregonin tym që dilte nga pjesa e pasme e transportueses. Anija po lundronte nga Emden, ku gjendet fabrika gjermane e Volkswagen, drejt Rhode Island, NY, sipas rrjetit të gjurmimit të trafikut detar Marine Traffic.

Autoritetet portugeze thanë se zjarri është vënë nën kontroll ndërsa nuk komentonin më shumë mbi zhvillimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA