Aksident në Elbasan, përfundon në spital shoferja dhe pasagjerja
18/02/2022 13:41
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Rreth orës 12:30, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin R. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen V. S. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. Zh.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesja e mjetit “Benz” dhe pasagjerja në automjetin tip “Toyota“, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel