Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi 19/12 22:54
Një 15 vjeçar në Florida i cili është pjesë e një ekipi basketbolli, është bërë pjesë e librit të rekordeve Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë me 228 centimetrat e tij.
Me origjinë kanadeze, Olivier Rioux stërvitet në akademinë IMG në Bradenton dhe synon që të bëhet një basketbollist profesionist, ndërkohë që trupi i tij vijon të zgjatet.
Trajneri Jeremy Schiller tregon se Olivier është një yll në rritje në basketboll. Ai është një pasues fenomenal dhe realizues perfekt nga pozicioni i 3 pikëve.

Top Channel